10.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Xhemaili flet nga Kina dhe tregon si e mposhtën coronavirusin: Edhe evropianët duhet ta bëjnë të njëjtë gjë

Blerim Xhemaili vendosi të largohet nga futbolli italian në janar për tu transferuar në Kinë tek skuadra Shenzhen.

Mesfushori shqiptar si gjithë të tjerët në Kinë ka vuajtur nga pandemia coronavirus, pasi ka qëndruar i mbyllur në shtëpinë e tij.

E derisa në shumicën e qyteteve në Kinë është rikthyer normaliteti, Evropa vazhdon të vuaj nga pasojat e kësaj pandemie.

Në një intervistë për Corriere dello Sport, mesfushori shqiptar tregon se si kinezët arritën ta mposhtin këtë sëmundje që ka marrë jetën e mbi nëntë mijë njerëzve në gjithë botën.

Blerim Xhemaili. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

“Kina u tregua e aftë ta mposhtë këtë virus të mallkuar. Ata u treguan shumë të zotë, nga pacienti i parë që ishte infektuar, u mbyllën në shtëpi, boshatisën qytetet dhe sot rezultatet tregojnë se ka kaluar me sukses këtë pandemi”, tha Xhemaili.

Ish-anëtari i Bolognës, Montreal Impact, Zurichut, Boltonit, Napolit e Galatasaray u ka bërë apel edhe shteteve evropiane ta marrin Kinën si shembull për ta kaluar këtë virus.

“Ky virus tani është shpërndarë me të madhe në Evropë dhe mendja ime është edhe tek Italia dhe Zvicra ime. Si këto dy shtete ashtu edhe tjerat evropiane duhet të sillen si Kina për ta mposhtur këtë pandemi”, deklaroi Xhemaili.

Blerim Xhemaili. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

33-vjeçari ka thënë se në Kinë ka funksionuar mbyllja e të gjithëve në karantinë dhe kjo duhet të funksionojë edhe në shtetet evropiane.

“Për të ruajtur jetën dikush duhet të sakrifikojë. Këtu të gjithë kanë bërë sakrifica të mëdha dhe ia dolën. Kjo gjë duhet të funksionojë edhe në Evropë”, përfundoi mesfushori shqiptar.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles