21.9 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Xhavit Haliti: Partitë e vogla nuk mund t’i qesin kushte PDK-së për koalicione

Besoj se do të jem në garë, por ajo që nuk do ta kisha dëshiruar shumë është të mos bëhen grupacione brenda partive politike, ose forma të ndryshme të grupimeve, pra, për të punuar mirë e mbarë duhet të mos ketë lufta brenda llojit, të mos lobojmë kundër njëri-tjetrit.

Kështu deklaroi Xhavit Haliti, përfaqësues i PDK-së, në RTK.

Ndër të tjera ai foli për mungesën e tij në legjislaturën e fundit, ku, sipas tij, ka qenë një pushim i mirëseardhur, ngase ndjehesha i lodhur nga puna e aktiviteti i gjatë, por gjithashtu ndjehesha i mërzitur edhe nga veprimet në Parlament, kur nuk miratoheshin ligjet.

Tutje ai shprehu vlerësimin lidhur me deputetët e legjislaturës së fundit, që, sipas tij, ishte e dhembshme kur deputetët nuk ishin të përgjegjshëm për të punuar në Kuvend, që të bënin kuorumin dhe të votonin ligjet në të mirë të vendit.

Ai hodhi idenë për ndryshimin e ligjit për Kuvendin, që të penalizoj deputetin, në mungesë të përgjegjshmërisë karshi punëve në Kuvend.

Por ai hodhi fajin edhe te grupet parlamentare, që, sipas tij, nuk kanë qenë të përgjegjshme.

Më tej ai foli për PDK-në, për përgatitjet në zgjedhjet e ardhshme, që sipas tij, kryetemë do të jetë ekonomia dhe kujtoi legjislaturën e fundit, premtimet e atyre që ishin në pushtet për luftën kundër korrupsionit e që nuk u realizua, ndërkohë që foli edhe për koalicionet e mundshme mes PDK dhe partive tjera.

”Ende s’kemi bërë ndonjë marrëveshje me partitë tjera për koalicion, ndonëse partitë e vogla nuk mund t’i qesin kushte partisë sonë. Nëse jemi koalicion, duhet të kemi grup parlamentar unik, jo të çarë”, theksoi ai.

Tutje Xhaviti hodhi kritika ndaj Gjykatës Kushtetuese lidhur me disa vendime të saj ndaj veprimeve në Kuvend, në të shkuarën, fjala vjen ai theksoi se deputeti ka imunitet, nuk ka mundësi ta dërgojë në Prokurori deputetin pa ia hequr imunitetin, as pa lajmëruar kryetarin e Kuvendit, etj., përveç nëse kapet në ndonjë veprim të rëndë.

”Kushtetutën mund ta ndryshojë vetëm Kuvendi, jo Gjykata Kushtetuese, por ne kemi bërë praktikë në respektimin e vendimeve të saj deri më tani”, deklaroi Haliti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles