19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Xhavit Haliti kujton Luan Haradinajn: E kisha më shumë se sa vëlla

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka kujtuar vëllain e Ramush Haradinajt, Luanin në 21 vjetorin e tij nga rënia e njërit prej pjesëtarëve të parë të UÇK-së.

Haliti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Luani ishte gjithmonë në krye të detyrës për të ndihmuar grupin që të hynë në Kosovë.

Madje, nënkryetari i PDK-së  tha se Luanin e kishte më shumë se sa vëlla.

Shkrimi i plotë:

Sot, bëhen 21 vjet nga rënia e njërit nga pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj.

Ai ra në krye të detyrës për të ndihmuar grupin për të hyrë në Kosovë. Por, fitoi pavdekësinë. Luanin e kisha më shumë se sa vëlla. Ai ishte vërtetë luan i UÇK-së. Ishte ndër të rrallët i përgatitur për të vepruar në Kosovë dhe në Shqipëri. Për të gjitha dëtyrat e ngarkuara, Luani asnjëherë nuk tha: “jo, nuk mundëm”. Ishte i përpikët dhe jo rrahagjokës. Luani mëriton të nderohet dhe të respektohet përjetësisht nga Kombi shqiptar. XHH.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles