18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Xhafer Tahiri e sfidon publikisht Uran Ismailin: Ndaloni edhe ju kompanitë farmaceutike nëse mundeni

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri i ka kërkuar një sfidë publike ministrit të Shëndetësisë që vjen nga radhtët e PDK-së, Uran Ismailit.

Tahiri e ka quajtur Ismaili si gjeneratë të re të PDK-së, por me mentalitet të vjetër.

“Te sfidoj z. Ismajli qe te merrni ne nivel te MSH vendimin qe kemi marre ne në Vushtrri, ndalimin e reklamimit te kompanive farmaceutike ne objektet shëndetësore brenda orarit te punës. Por nuk mund ta bëni sepse jeni ne shërbim te tyre!

Ne kemi filluar reformat ne shëndetësi ne Vushtrri dhe po mbrojmë qytetarin, ata e shohin dhe ndjejnë çdo dite ketë! Po ju?” ka shkruar Tahiri.

Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e Tahirit pa ndërhyrje:

“Uran Ismajli, gjenerate e re ne PDK por me mantalitet te vjeter, po mburret per politikat e PDK-se ne shendetesi: politika te dallavereve, te shnderrimit te spitaleve ne strehe per te denuarit per krime, te krijimit te nje industrie mafioze te barnave, te nepotizmit, korrupsionit e shkeljes se dinjitetit te atyre punetoreve shendetesor qe jane meritore.

KETO jane politikat e PDK-se ne shendetesi! Keto ishin te njejtat politika edhe ne Vushtrri, qe mbyllnin laboratorin e analizave per paciente per perfitime te grupeve te tyre.
Te sfidoj z. Ismajli qe te merrni ne nivel te MSH vendimin qe kemi marre ne në Vushtrri, ndalimin e reklamimit te kompanive farmaceutike ne objektet shendetesore brenda orarit te punes. Por nuk mund ta beni sepse jeni ne sherbim te tyre!
Ne kemi filluar reformat ne shendetesi ne Vushtrri dhe po mbrojme qytetarin, ata e shohin dhe ndjejne cdo dite kete! Po ju?
Por kaq dijne keta te PDK-se, prandaj edhe mburren me te keqen. Ashtu si ju erdhi fundi ne Vushtrri, ashtu i kane ditet e numeruara edhe ne Qeveri.
Vushtrria po fiton!”

Krejt zënka mes tyre ka nisur kur Tahiri gjatë një takimi me kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin dhe ishin shprehur të shqetësuar me siç kanë thënë ata, politikat e ministrit Ismaili.

Të dy ata kërkuan anulimin e konkurseve  në Qendrat e Mjekësie Familjare në dy komunat përkatëse, pikërisht për shkak të politizimit

Menjëherë atyre u reagoi Ismaili me një sqarim publik raporton GazetaBlic.

Agim Bahtiri i AKR-së / VV-së dhe Xhafer Tahiri i LDK-së, në një reagim të përbashkët, paskan shprehur shqetësim e tyre për procesin e përzgjedhjes së drejtorëve të spitaleve në Mitrovicë dhe Vushtrri – komuna që ata drejtojnë.

Bahtiri e Tahiri paskëshin kërkuar anulimin e konkurseve, me arsyetimin se po tentohet të politizohen spitalet dhe të dëmtohet sistemi shëndetësor.

Është e vërtetë që ata mund të jenë të shqetësuar. Mirëpo, jo për qytetarët dhe as për sistemin shëndetësor, por për veten e tyre.

Kur flasin për “politizim” dhe “dëmtim të sistemit shëndetësor”, Bahtiri e Tahiri realisht mendojnë në “punët” që kanë bërë, e që do t’u ndërpriten, në komunat e tyre.

Me reformat që kemi nisur në shëndetësinë kosovare – largohen të papërgjegjshmit që u shërbejnë klientelave dhe afrohen profesionistët që u shërbejnë qytetarëve” kishte thënë Ismaili.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles