1.1 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Wilder “kërcënon” Joshuan: Harroje Amerikën, po vi në Britani (Foto)

Deontay Wilder, boksieri amerikan është gati për të luftuar me Anthony Joshuan.

Amerikani iu është përgjigjur zyrtarisht thirrjes së Joshuas, duke thënë se është gati të luftojë edhe në Britaninë e Madhe.

Joshua (28-vjeçar) mposhti të shtunën më 31 mars, boksierin nga Zelanda e Re, Joseph Parker pas 12 raundeve.

Pas meçit, Joshua sfidoi Wilderin, duke i thënë se është gati për një super luftë.

Edhe pse gjithmonë Wilder kishte insistuar se një luftë kundër Joshuas të ndodhte në Amerikë, ai ka pranuar edhe Britaninë e Madhe.

“Së pari e përgëzoj Joshuan për fitoren e arritur të shtunën e kaluar. Jam i lumtur që më në fund kam dëgjuar nga ju që të luftoni me mua. Harroje Amerikën, unë po vijë në Britani! Nga ana ime është arritur një marrëveshje, jam gati të luftoj”, ka thënë Wilder.

Wilder (32-vjeçar) ka të zhvilluar 40 meçe, që të gjitha fitore me nokaut (KO). Fitorja e fundit e amerikanit ishte më 3 mars kundër Luis Ortiz.

Në rast se arrihet një marrëveshje për luftën mes Joshuas dhe Wilder, ky meç pritet të zhvillohet në muajin qershor ose tetor.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles