Pas largimit nga Arsenali, Arsene Wenger po mendon që në verë të rikthehet në futboll.
Sipas L’Equipe, trajneri francez është takuar me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, përcjell prishtinapress.eu
Sipas mediumit francez, bëhet e ditur se Wenger do ta marrë postin e drejtorit sportiv të skuadrës franceze.
Antero Henrique po kritikohet shumë për punën e tij te PSG-ja, andaj këta të fundit e duan ish-trajnerin e Arsenalit në atë post.