Site icon Prishtinapress

VV: Kur të kemi marrëveshje do t’iu njoftojmë

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se komunikimi, konsultimet dhe takimet midis LVV dhe LDK janë intensifikuar në këto orë të fundit, por kur të ketë marrëveshje, do t’iu njoftojmë.

“Kur kanë mbetur vetëm edhe 40 orë deri te seanca e Kuvendit të Kosovës për qeverinë Kurti, sigurisht se kemi inflacion hamendësimesh e spekulimesh. Natyrisht që komunikimi, konsultimet dhe takimet midis LVV dhe LDK janë intensifikuar në këto orë të fundit, por kur të kemi marrëveshje, do t’iu njoftojmë. Deri atëherë, dikush mund ta ketë nga dëshira e dikush nga frika, dikush me motiv të mirë e dikush me qëllim të keq, por e vërteta dhe e sakta nuk ndodhen aty”, thuhet në përgjigjen zyrtare të VV-së

Exit mobile version