6.2 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

VV-ja me emra të njëjtë të ministrave, Konjufca vendoset në MPJ e Reka në ministrinë e Integrimeve

Ka disa javë që Lëvizja Vetëvendosje bëri publik emrat e të propozuarve për ministra në Qeverinë e Re të drejtuar nga Albin Kurti.

Këta emra që u propozuan nga VV-ja do të mbeten njësoj, përpos një ndryshimi që do të bëhet pas largimit të Glauk Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Konjufca pritet të udhëheqë ministrinë e Punëve të Jashtme, në ministrinë ku ishte propozuar të udhëhiqej nga Blerim Reka.

Reka do të udhëheqë ministrinë e Integrimeve Evropiane, për t’i liruar vend Konjufcës.

Emrat e propozuar nga Kurti për ministritë e udhëhequra nga VV-ja janë këta: Albulena Haxhiu-ministre e Drejtësisë, Besnik Bislimi në krye të ministrisë së Financave, Rozeta Hajdari ministre e Ekonomisë dhe Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë.

Zv/kryeministër nga radhët e VV-së Haki Abazi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles