Ai foli edhe për dakordimin e të dy partive për luftën kundër korrupsionit, ndërsa tha se u bisedua edhe për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

“Zyra shtetërore e hetimit do të trajtojë luftën kundër krimit të organizuar. Zyra shtetëore e hetimit ka nevojë për përcaktime nëse cënon sistemin kushtetues të Kosovë. Aty u diskutua edhe për ligjin për konfiskimin e pasurisë. Para se të marrim një vendim final për këtë ligj duhet të përfshihet edhe Komisioni i Venecias. Takimi i rradhës do të jetë të hënën, me temë kultura dhe rinia”, tha Gashi

Nga gazetarët, Gashi u pyet edhe për qëndrimet e dy subjekteve lidhur me Gjykatën Speciale, mandati i së cilës mund të mos vazhdojë vitin e ardhshëm.

Ai tha se dy subjektet pajtohen parimisht që këto dhoma të specializuara duhet të vazhdojnë të funksionojnë në kuadër të ligjeve të Kosovës.

“Dhomat e Specializuar funksionojnë në kuadër të ligjeve të Kosovës, dhe për ne këto dhoma duhet të ekzistojnë dhe ta kryejnë punën e vetë, dhe besoj që e njëjta vlen edhe për Vetëvendosjen”, tha ai.