Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksander Vulin, ka falënderuar sekretarin rus në Këshillin e Sigurimit, Nikolai Patrushev, për ta falënderuar që Rusia ka penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Një falënderim të tillë Vulin e ka bërë përmes një bisede telefonike.
Ai ka falënderuar zyrtarin rus për pozitën e Rusisë në respekt të sovranitetit të Serbisë, si dhe përpjekjet për parandalimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Interpol.
Patrushev në fund e ka ftuar Aleksander Vulinin për të vizituar Rusinë.