Site icon Prishtinapress

Vuçiqi flet për trashëgiminë e Kishës Serbe në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media, ka folur sot edhe monumentet fetare e kulturore serbe dhe pasurinë e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi dhe Kosovë.

“Nuk e di çfarë po ndodhë aktualisht, por i dëshiroj paqe Malit të Zi dhe popullit serb atje, si dhe të gjithë banorëve të Malit të Zi. Shpresoj se do të ruhet paqja dhe shenjtëritë e Kishës Ortodokse Serbe”, ka thënë Vuçiq, raporton B92.

Ndërsa, duke folur për trashëgiminë kulturore serbe dhe monumentet në Kosovë, Vuçiq shpreson që do të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe përmes rrugëve diplomatike, përcjell Telegrafi.

“Nuk dua të jem një shpend ogurzi. Shpresoj që nuk do të arrijnë të na bindin se Kisha e Deçanit dhe trashëgimia tjetër e mbetur i përkasin trashëgimisë kulturore shqiptare. Ata në fakt do të thonë se ajo i takon trashëgimisë kosovare dhe për këtë kanë përkrahje”, tha ai.

“Shpresoj se në mënyrë diplomatike do të arrijmë ta zgjidhim këtë dhe t’i ruajmë objektet e shenjta serbe”, tha Vuçiq.

Exit mobile version