Site icon Prishtinapress

Vuçiq thotë se ka kontaktuar me shqiptarët – do t’i zgjidhim problemet pa armë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se beson që problemet në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të zgjidhen në mënyrë të qetë, racionale dhe me mirëkuptim dhe ka shtuar se automjetet e rënda dhe tytat e gjata nuk janë pjesë e zgjidhjes, transmeton lajmi.net.

“Kemi pasur kontakte të veçanta me shqiptarët në Kosovë dhe besoj se të gjitha problemet do të zgjidhim në mënyrë të qetë, racionale dhe me mirëkuptim”, ka thënë Vuçiq sot në Davos.

Exit mobile version