Site icon Prishtinapress

Vuçiq: Të njohim pavarësinë e Kosovës? Unë nuk mundem – serbët le të zgjedhin një president tjetër

Samiti BE-Ballkan Perëndimor përfundoi me miratimin e Deklaratës së Zagrebit në rreth njëzet pika. Zgjerimi i Unionit, përkatësisht pranimi i anëtarëve të rinj nuk përmendet, por perspektiva Evropiane e vendeve në rajon konfirmohet.

Dhe lidhur me këtë samit është deklaruar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili sipas medieve serbe ka thënë se në samitin BE-Ballkan Perëndimor, ndër tjerash iu dha mbështetje Miroslav Lajçakut, të dërguarit në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Kishte një mbështetje të fortë për Lajçakun. Unë e përsërita se ne e respektojmë atë dhe mezi presim vazhdimin e dialogut, si dhe që duam një zgjidhje kompromisi, por që është jashtëzakonisht e vështirë për ne dhe që ne nuk e pranojmë shantazhin nga Prishtina se ajo ka kuptim vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën”, citohet të ketë thënë Vuçiq për RTS, përcjell Telegrafi.

Vuçiq ka thënë tutje se kancelarja gjermane Angela Merkel i kushtoi pjesën më të madhe të fjalës së saj marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

Në përfundimin që Josep Borrell tha para samitit se ai mbështeste çdo marrëveshje, se ai nuk do të ndërhynte dhe se nuk do të kundërshtonte korrigjimin e kufijve, Vuçiq tha se ai “nuk kishte ide” se cila do të ishte zgjidhja.

“Ata thanë se ata duan njohjen e Serbisë dhe unë nuk mund të them që ne njohim një Kosovë të pavarur. Nëse njerëzit në Serbi kanë dikë që mund ta thotë këtë, le ta zgjedhin atë, zgjedhjet presidenciale janë në më pak se një vit”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ndryshe, samiti u mbajt përmes video-konferencës dhe tema kryesore ishte përballja e përbashkët me pandeminë dhe pasojat ekonomike të COVID-19.

E presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia kërkoi më shumë grante dhe më pak kredi.

Exit mobile version