13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq shkarkon zyrtarin që ishte në “trenin rus”

Qeveria e Serbisë ka marrë një vendim për shkarkimin e Misa Vaciq, këshilltar i Drejtorit të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

Duke e arsyetuar shkarkimin e tij, Gjuriq ka thënë se Vaciq ka qenë i angazhuar me kontratë mbi vepër në këtë zyrë, ndërkohë që është prezantuar rrejshëm si këshilltar.

Vaciq kishte qenë trenin që ishte nisur ditë më parë nga Serbia. Por, ai kishte zbritur në Rashkë, në stacionin ku ishte ndalur treni me urdhër të Qeverisë në Beograd.

“Misa Vaciq me vendim timin ishte angazhuar në Zyrën për Kosovë dhe Metohi në bazë të një kontrate të përkohshme mbi vepër, në çështjet që kanë të bëjnë me aktivitete humanitare në krahinë, e jo si zyrtar apo këshilltar siç është prezantuar ai”, ka thënë Gjuriq,transmetojnë mediat.

Marko Gjuriq, i cili ka qenë i përfshirë plotësisht në aferën e trenit do të shpëtojë pa therë në këmbë.

Vuçiq kishte komentuar për këtë.

“Gjuriq është një njeri i ndershëm dhe plotë pasion…Nganjëherë e lus, ndalo pak”, kishte thënë Vuçiq.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles