Site icon Prishtinapress

Vuçiq: Serbia e vendosi vulën në zarfin e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, u shpreh sot se ai nuk i frikësohet sanksioneve të mundshme të perëndimit në procesin e zgjidhjes së problemit me Kosovën.
“Nuk jam i frikësuar nga sanksionet e perëndimit për procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën, aq sa jam i shqetësuar për problemet tjera tonat, faktin që njerëzit po ikin nga Serbia, dhe për shkallën e ulët të lindjeve”, deklaroi sot Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Madje Vuçiq shtoi se edhe Serbia është fajtore për situatën e krijuar me Kosovën dhe vështirësimin e rrethanave në të cilat po tentohet një normalizim i raporteve. Ai përmendi disa nga politikat e gabuara të Beogradit, si dhe veprimet që sipas tij “i kanë vendosur vulë zarfit të pavarësisë së Kosovës”.

Vuçiq i pyetur nga gazetarët për marrëveshjen e arritur mes Europës dhe SHBA-ve mbi Kosovën, në të ashtuquajturin “Dokumenti i Uashingtonit”, u shpreh se ai vet nuk është në dijeni për një gjë të tillë, mirëpo shtoi se nuk është e mundur të ketë sanksione për shtetin serb.

 “Nuk do të ketë sanksione, kjo është e tëra që mund ta them. S’kam parë asnjë dokument nga Uashingtoni. Dëgjova se çfarë ofrojnë disa si lloj parimesh të vetat. Diçka më është komunikuar gjysmë-zyrtarisht. Kjo nuk është diçka e re”, përfundoi Vuçiq.

Exit mobile version