Vuçiq: Refuzova njohjen e Kosovës

0
52

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se ka refuzuar kategorikisht letrën me 16 pika, ku në një prej tyre flitej edhe për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë.

Sipas tij, pas refuzimit që bëri, pala amerikane e hoqi atë nga tavolina e diskutimeve.

“Dokumentin e parë që e kemi marrë kishte titullin Normalizimi ekonomik. Më pas, nikoqiri na shpërndau një dokument tjetër, ku ne nuk kishin qasje më herët. Ajo letër ishte e tmerrshme, i kishte 15 apo 16 pika, e njëra prej tyre fliste për njohje reciproke. Unë e refuzova këtë. Ky nuk është kurrfarë lajmi, gjëja e vetme ishte se ne thamë që kjo nuk ka nevojë të qëndrojë në një dokument për stabilizimin ekonomik. Nga kabineti i Trumpit u treguan fer dhe dëgjuan. Në dokumentet tjera, kjo pikë më nuk ishte”, ka thënë Vuçiq pas takimit me Hotin me ndërmjetësimin e SHBA-së, përcjellin mediat serbe.