Site icon Prishtinapress

Vuçiq pritet ta takojë Biden, temë Kosova

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ky është viti më i rëndësishëm për vendin e tij në Forumin Ekonomik Botëror.

Kreu i ekzekutivit serb për “Kurir” theksoi se në takimin e 47-të të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, do të bisedojë edhe me zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden mbi situatën në rajon, transmeton Klan Kosova.

Serbia do të ketë “vit të rëndësishëm dhe dinamik në Davos”, duke pasur parasysh situatën politike në rajon, Evropë dhe në botë, ka shtuar Vuçiq.

Ai shtoi se të gjitha temat e përmendura kanë rëndësi të madhe dhe një  përgatitje e mirë për vizitën e presidentit serb Tomislav Nikoliq në Kinë gjatë muajit mars.

Pas kësaj, siç bën të ditur Vuçiq  pason takimi me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden, me të cilin do të diskutojë për problemet me të cilat përballet Serbia.

“Mendoj se temë e bisedimeve do të jetë rajoni, marrëdhëniet tona me Prishtinën, por edhe të gjitha problemet e tjera me të cilat përballet Serbia”.

“Ne jemi në një hendikep, kur na duhet që t’i shpjegojmë gjërat për shkak se pikëpamjet tona ndryshojnë nga pikëpamjet e numrit më të madh të fuqive perëndimore, por është shumë e rëndësishme që të dëgjohen pikëpamjet tona dhe të tyre”, u shpreh ai, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version