Site icon Prishtinapress

Vuçiq: Nuk kam asgjë kundër liberalizimit të vizave për kosovarët

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk ka asgjë kundër dhënies së votës pro nga Parlamenti Evropian që kosovarët të kenë liberalizim të vizave.

“Unë nuk kam asgjë kundër regjimit pa viza për shqiptarët edhe nëse ata janë të lumtur,  nuk kam asgjë kundër kësaj”, ka thënë Vuçiq kur është pyetur nëse Kosova meritoi votimin pro heqjes së vizave për kosovarët nga Parlamenti Evropian.

Ndryshe me 420 vota pro, 186 kundër dhe 22 abstenime përfundoj votimi i sotëm në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Exit mobile version