Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq tha sot në Beograd se nga aksioni i Policisë janë arrestuar 23 persona ndërsa sipas tij ka edhe të lënduar.
Vuçiq tha se sipas informatave në aksion po marrin pjesë njësitë speciale ROSU dhe FIT me makineri të rënda.
“ Deri më tani janë arrestuar 23 persona, kryesisht të nacionalitetit serb por ka edhe boshnjakë. Aksioni është ndërmarr në tri komuna, Mitrovica e veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok”, ka thënë Vuçiq, transmeton B92.
Në mesin e të arrestuarve më së shumti ka pjesëtarë të Policisë, ka thënë presidenti serb.
“Në të vërtetë është ajo që e kemi ditur para 15 ditësh kur e kemi alarmuar bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq tha se kanë informata se në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas rus, punëtor i UNMIK-ut.