Site icon Prishtinapress

Vuçiq në takim me ambasadorin Scott, i ka katër ankesa ndaj Kosovës

Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott.

Presidenti serb ka bërë një varg akuzash në drejtim të Kosovës duke theksuar se pala kosovare e ka ndërprerë dialogun me Serbinë, thuhet në komunikatën e kabinetit të tij, transmeton prishtinapress.eu

Kjo ndërprerje, ka thënë ai, është bërë me mos formimin e Asociacionit të Komunave serbe, me vendosjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë, me miratimin e platformës për negociata dhe me formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Vuçiqi ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare është dashur të merret me problemet që kanë sjellë ndërprerje në dialog e sidomos në përpjekjet për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Ambasadori Scott, sipas kumtesës, ka theksuar se SHBA-ja përkrah kthimin në dialog dhe se është e domosdoshme gjetja e mënyrës për ta vazhduar dialogun, “sepse interesi i përbashkët i Serbisë dhe i Kosovës, ashtu si dhe i bashkësisë ndërkombëtare, është që të arrihet kompromisi”.

Exit mobile version