Site icon Prishtinapress

Vuçiq mbledh urgjentisht Këshillin e Sigurisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi.

Të paktën kështu po raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Sipas informacionve nga mediat serbe temë kryesore në takim do të jetë Kosova, transmeton lajmi.net

Nuk dihet nëse kjo mbledhje ka të bëjë me zhvillimet e sotme në Mitrovicën e Veriut.

Njesitet Speciale të Policisë kanë shkuar në Jarinje për ta ndaluar hyrjen e Marko Gjuriqit.

Këtij, dhe dy ministrave serbë u është ndaluar hyrja në Kosovë.

Exit mobile version