Site icon Prishtinapress

Vuçiq ia thotë në sy Putinit: Na duhet zgjidhje me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një takim me homolun e tij rus, Vladimir Putin në Moskë.

Putin gjatë këtij takimi ka kërkuar ndihmen e Rusisë, për të zgjedhur problemet me Kosovën. 

Nga ana e tij, Putin thuhet se i ka bërë pritje të mirë Vuçiçit dhe është shprehur i gatshëm të bisedojë për të gjitha çështjet.

Kurse, Vuçiç ka folur rreth zhvillimeve në rajon, shkruan Kurir- transmeton Indeksonline.

“Ju e dini që situata në rajon është mjaft e ndërlikuar, Serbia ka një pozitë të caktuar dhe ne presim një zgjidhje kompromisi sepse qëllimi ynë është të arrijmë paqen dhe stabilitetin dhe ne presim të gjejmë zgjidhje në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha Presidenti Vuçiq.

Ai gjithashtu iu referua çështjeve ekonomike, duke marrë parasysh faktin se Serbia dhe Rusia kanë bashkëpunuar deri tani me sukses.

Në fund të takimit, Vuçiç ftoi Presidentin Putin për të vizituar Beogradin, duke i dhënë atij një libër të autorëve rusë “Serbia ime e bukur”.

Exit mobile version