16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq i lodhur: Kam shpenzuar 400 ditë për Kosovën, çështja mbyllet brenda 6 muajve

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur edhe njëherë për angazhimin e madh siç e quan ai dhe brengat e tij për gjetjen e një zgjidhje me Kosovën.

Në një intervistë për “The Guardian”, Vuçiq shprehet i lodhur me angazhimin e madh të tij, e madje ai thotë se e tërë kjo barrë po i vije nga problemi i pazgjidhur me Kosovën, transmeton lajmi.net.

“The Guardian”, e cilëson Vuçiqin si një njeri të kontradiktave, dhe si një dominues të skenës politike serbe, dominim ky që ka shëndrruar rolin e presidentit nga ceremonial, në qendër të pushtetit. Ai përshkruhet si një njeri që nuk ngre zërin mbi zhurmat e krijuara, si dhe person që nuk prodhon ‘oratori të egër’ krahasuar me politikanët tjerë serb. Madje ai përshkruhet edhe si një njeri që shpesh ka edhe reagime emocionale, duke e përshkruar veten si një ‘martir’ të kauzës serbe.

“Çdo ditë shtrëngohem nga problemet. Më shumë është Kosova t’u them të drejtën, të gjitha të tjerat janë të pavlera. Kam investuar 400 ditë deri më tani në katër vite që kur u bëra kryeministër. Kjo të merr shumë energji, dhe njerëzit nuk e shohin, nuk e kuptojnë”, deklaron Vuçiq.

E në anën tjetër, Vuçiq deklaron se ndoshta brenda një periudha prej gjashtë muajsh ose një viti do të gjindet një zgjidhje me Kosovën.

“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për çdo detaj të mundshëm, jemi në gjendje që të marrim në konsideratë çdo propozim që do të përfshinte një zgjidhje të arsyeshme, mirëpo edhe Serbia duhet të marr diçka në këmbim”, thotë Vuçiq.

E pikërisht Vuçiq, që ishte zëdhënës i Partisë Nacionaliste të Vojisllav Sheshelit, thotë se është bërë ‘pishman’ për veprimet e atëhershme dhe deklaratat nacionaliste.

Mirëpo gjithsesi, ai refuzon t’i referohet Sheshelit si një kriminel lufte, pas dënimit me 10 vjet burg nga Gjykata e Hagës për krime lufte.

“A e njihni dikënd në këtë botë që nuk është mëkatar? Unë nuk e kam takuar atë person akoma. Dallimi është që un jam në dijeni që kam qenë plotësisht i sinqertë me njerëzit tanë”, shprehet Vuçiq për të bëmat e tij.

Madje, Vuçiq duket ‘aq i lodhur nga Kosova’, sa që thotë se nuk beson se në të ardhmen do të jetë përsëri kandidat për President të Serbisë.

“Nuk besoj se mund të ndodhë”, deklaroi duke u buzëqeshur Vuçiq, “ndoshta nuk do të kandidoj për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, nuk e kam atë lloj energjie”, përfundon Vuçiq për “The Guardian”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles