18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Franca dëshiron zgjidhjen e nyjës së Kosovës

Është e qartë se Franca dëshiron të zgjidhë nyjën e Kosovës dhe se dëshiron që Evropa, dhe vetë Franca, të luajnë një rol kryesor në të gjithë këtë.

Kështu deklaroi sot presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë një konference në Paris, ku foli edhe për takimin e tij të fundit në Paris me presidentin e Francës Emmanuel Macron, me të cilin bisedoi për Kosovën.

“Ne kemi thënë gjithmonë se BE është mirë për ne si një ndërmjetës, ne kurrë nuk kemi shkaktuar probleme dhe ne nuk i kemi fajësuar ata për dështimet tona në Ballkan,” tha Vuçiq.

Ai theksoi se bisedimet me Macron kishin një rëndësi të madhe për Serbinë.

“Ne kemi dërguar kërkesa dhe pyetje tona, dhe besoj se, nëse asgjë tjetër, të paktën e dimë se cili është orari dhe kur mund të presim informacione të caktuara dhe disa ndërrime brenda BE për të cilët foli Macron,” tha Vuçiq.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles