16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq e akuzon rëndë opozitën në Serbi: Jeni më të këqij se Thaçi e Pacolli, e jepet Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot, pas bisedës entuziazmuese me homologun e tij rus, Vladimir Putin, e ka akuzuar rëndë opozitën serbe lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë.

Opozita serbe e kishte kritikuar rëndë Vuçiqin dhe Marko Gjuriqin për atë se çfarë ndodhi të hënën në Kosovë, duke thënë se ky ka qenë skenar i Vuçiqit për të arsyetuar njohjen e Kosovës shtet.

Ai ka thënë se komentimet e ish presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, liderit të PSG-së, Sasha Jankoviq dhe kryetarit të NS-së, Vuk Jeremiq janë “qyqare, bile edhe më të rënda se sa komentet e Hashim Thaçit, Behgjet Pacollit”.

“Kjo tregon se sa dallojmë prej shqiptarëve, të cilët janë ta bashkuar në politikën e tij, por kjo është e mirë, sa i përket frymës demokratike. Jankoviq thotë se dikush kësaj ia ka bërë regjinë, kështu që askush nuk mendon ashtu. Deklarata e Tadiqit për zjarrin në rajon është pikëlluese e cila për të flet më shumë për të kur ishte dikur president. Serbët kanë pasur fat nën pushtetin e tij që të mbesin pa Malin e Zi dhe Kosovën”, ka ironizuar Vuçiq.

Më pas i është kthyer ngjarjet në Potoçari të Srebrenicës, 3 vjet më parë, kur ishte sulmuar me gurë nga boshnjakët.

“A mos pata shkuar unë në Srebrenicë që të goditem më gurë, mos e kemi rrahur ne Thacin dhe Arifin, e jo ata neve”, ka thënë Vuçiq.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles