Site icon Prishtinapress

Vuçiq: Albright do të ketë ndikim të madh në dialog

Ekspertët ndërkombëtar të politikës, profesorët Richard Caplan dhe Daniel Serëer, ditë më pare deklaruan se mos zbatimi i marrëveshjeve nga Kosova dhe Serbia nuk është diçka e re.

Sipas tyre, ish sekretarja amerikane, Madeleine Albright është një diplomate serioze dhe e respektuar që ka njohurit e duhura për rajonin e Ballkanit dhe një përfshirje eventuale e saj do ta ndihmonte procesin.

Lidhur me këtë, ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai e ka përshkruar Albright si njeri me peshë brenda Partisë Demokratike në SHBA, duke shtuar se ajo do të kishte ndikim të madh bisedimet Prishtinë-Beograd.

“Ne do t’i mbrojmë dhe do të luftojmë për interesat tona, do të jetë e lehtë për ne. Kjo është e gjitha që mund të them. Puna jonë është që t’i mbrojmë njerëzit tanë në Kosovë, dhe për të qenë i inert edhe ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së Serbisë”, ka shtuar Vuçiq për N1.

Ndërkaq, janë bërë më shume 10 vite, qe kur ka filluar procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizim të marrëdhënieve.

Exit mobile version