9.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dyshohet se vrau vëllain e vet, një muaj paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, A.M., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “ Vrasje e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3, dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragraf 1, të KPRK-së.

“Më 08.05.2019, në fshatin Qifllak, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tyre, i pandehuri A.M., me dashje dhe për motive të panjohura, ka privuar nga jeta tani të ndjerin, vëllain e tij N.M., duke e qëlluar me armë në gjoks, ku i shkaktuar kështu gjakderdhje të brendshme në zemër. Po ashtu, i njëjti, më parë e deri më 08.05. 2019, pa autorizim ka mbajte armë dhe municion, të cilën e ka përdorur edhe për vrasjen e tani të ndjerit N.M., e cila armë nuk është arritur të konfiskohet, pasi që pas kryerjes së veprës, i pandehuri e ka fshehur”, thuhet në njoftimin për media.

Prokurori i rastit, ndaj të pandehurit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe e njëjta masë është pranuar dhe shqiptuar nga Gjykata kompetente.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles