8.7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Vrau ushtarin rus, Faton Hajrizi i rikthehet shkollës pas 20 vjetëve

Faton Hajrizi, i cili është i dënuar për vrasjen e një ushtari rus, kishte hyrë në burg në moshën 15-vjeçare. Për shkak të dënimit po të njëjtit iu kishte ndalë edhe shkollimi.

Mirëpo, 20 vite më vonë Hajrizi ende është në burg dhe falë kërkesës së prindërve të tij ai pas 2 dekadash do t’i rikthehet shkollës brenda burgut.

Kërkesa e familjes së Faton Hajrizit për t’iu mundësuar shkollimi, është aprovuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK).

Herën e fundit që mori rrugën për në shkollë, u ballafaqua me një ngjarje e cila do ta përcaktonte të ardhmen e tij.

Në vitin 2000, Faton Hajrizi deri sa po shkonte në shkollë disa ushtar, për të cilët mendonte se ishin amerikan.

Në kohën kur ishte vetëm 15 vjeçar ai i’u afrua njërit nga ta për ta falënderuar, për ndihmën që i kishin dhënë Kosovës.

Por, në fakt ushtari të cilit i’u afrua Hajrizi ishte një rus.

Me të ai nisi një fjalosje derisa në mes të Skënderajt, Faton Hajrizi, ia kishte marr armën ushtarit rus dhe e kishte vrarë.

Gati 20 vite më vonë, tani i dënuar për këtë vepër Hajrizi kujton se edhe atë ditë ishte duke shkuar në shkollë.

“Unë e kam kryer shkollën fillore në liri, kur ka ndodhë vrasja e ushtarit rus, unë kam qenë me çantë të shkollës”, ka thënë Hajrizi, për T7.

Mirëpo për shkak të veprës që ai kreu, nuk pati mundësi që ta vazhdojë shkollimin.

Përveç vrasjes, Hajrizi ishte i dënuar edhe për vepra të tjera penale, kësisoj burgu u bë strehë e tij për 20 vite deri tani.

Që nga viti 2000, lirinë e ka provuar vetëm kur arratisej, e që diçka të tillë bëri plot 7 herë.

“Edhe gjatë pesë viteve kam pasur izolime të ndryshme dhe kur kanë tentu me m’dhanë mundësi për shkollim, ma kanë ndërpre”, ka shtuar ai.

Por në vitin 2018, familja e Faton Hajrizit, iu drejtuan institucioneve përkatëse me kërkesën që atij t’ia mundësojnë shkollimin.

Kështu këtë shtator, Faton Hajrizi u kthye edhe njëherë nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ku ka filluar shkollën e mesme.

“Unë jam i regjistruar në drejtimin e instalimit të nxehjes”.

Megjithatë si i ri, Hajrizi kishte një dëshirë tjetër për studim.

“Mu më ka pëlqy juridiku, po prej përvojës së hidhur temës. Jam disi i tërhequr prej asaj lënde”.

Krahas kësaj, Hajrizi shprehet i kënaqur nga kushtet që ofrojnë shkollat brenda burgut.

E pamundësinë për t’u shkolluar për dy dekada thotë se e zëvendësoi me dicka tjetër.

Faton Hajrizi për veprën e kryer do të vazhdojë të qëndrojë edhe për disa vite të tjera prapa grilave.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles