Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Podujevë ka ndodhur një ngjarje me të shtënash me armë zjarri. Nga ky incident kanë pranuar dy persona tretman mjekësor.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se dje në Podujevë është raportuar për të shtëna me armë zjarri ku njësit policore kanë dal ne vendngjarje dhe kanë hasur në një veturë e cila ka qenë e dëmtuar. Më pas është konfirmuar se dy persona janë në tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare-Podujevë dhe të njëjtit më pas janë dërguar në Spitalin e Prishtinës për tretman të mëtutjeshëm.
Tre personat e dyshuar meshkuj kosovarë dhe i dyshuari katërt të cilit nuk i dihet identiteti janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Gjithashtu është arrestuar një person mashkull kosovar i cili dyshohet se ka shtënë në ajër me armë zjarri dhe e njëjta armë është konfiskuar.
Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:
Rr.Fahri Fazliu, Podujevë 31.08.2020, 20:17. Është raportuar për të shtëna me armë zjarri ku njësit policore kanë dal ne vendngjarje dhe kanë hasur në një veturë e cila ka qenë e dëmtuar. Më pas është konfirmuar se dy persona janë në tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare-Podujevë dhe të njëjtit më pas janë dërguar në Spitalin e Prishtinës për tretman të mëtutjeshëm. Tre personat e dyshuar meshkuj kosovarë dhe i dyshuari katërt të cilit nuk i dihet identiteti janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Gjithashtu është arrestuar një person mashkull kosovar i cili dyshohet se ka shtënë në ajër me armë zjarri dhe e njëjta armë është konfiskuar.