10.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Votohet në lexim të dytë Projektligji për luftimin e pandemisë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 77 vota për, dhe 7 abstenime, kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Pas pesë muajsh kur është propozuar, ky Projektligj morri shumicën e votave nga të zgjedhurit e popullit.

Me anë të tij pritet t’i mundësohet aspekti ligjor në marrjen e vendimeve për menaxhim të pandemisë COVID-19.

Pas votimit të këtij Projektligji, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka falënderuar deputetët për mbështetjen që i dhanë këtij Projektligji.

Osmani po ashtu falënderoj edhe Komisionin për Shëndetësi për punën e bërë dhe hartimin e amendamenteve.

“Shpresoj që për tema të tilla të rëndësishme të jemi gjithnjë të bashkuar sikurse sot”, tha Osmani.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles