9.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vjosa: Vetëm fitorja e LDK-së i mban afër miqtë tanë ndërkombëtarë

Në një takim me qytetarët e Rogovës, kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten në mbrëmje, se vetëm me fitoren e LDK-së në zgjedhje, Kosova i mbanë afër miqtë tanë ndërkombëtarë.

“Ne jemi të sigurt që do të fitojmë, por na duhet fitorja e madhe sepse sigurohemi se i mbajmë miqtë tanë shpëtimtarë. Vetëm kur fitorja e LDK-së është e madhe sigurohemi se Kosova jonë më nuk zbrazet nga të rinjtë”, ka thënë Osmani.

“Më 6 tetor e tutje do t’ju tregojmë secilit, edhe atyre nga partitë e tjera politike, se unë do të jem kryeministre e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht për kënd kanë votuar”, ka thënë Osmani.

“LDK-ja nuk e ka ndërmend me amnistu krimin. E dinë shumë mirë se LDK-ja nuk e ka ndërmend me qeveris me të korruptuarit. E dinë shumë mirë se më 7 tetor, një ditë pas zgjedhjeve, ne të gjithë do të zgjohemi në një Kosovë ndryshe, në një Kosovë me të cilën secili prej jush do të krenohet dhe për këtë zotohemi para secilit”, shtoi Osmani.

Osmani ka thënë se krejt Kosova është LDK dhe kushdo që ka pasur dyshim, e ka marrë përgjigjen mbrëmë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles