16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Vjosa Osmani shkon në Podujevë për ta uruar Shpejtim Bulliqin

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar sot në Podujevë, për ta uruar  Shpejtim Bulliqin, për marrjen e mandatit në krye të komunës.

Sipas komunikatës së Komunës, Osmani e ka uruar kryetarin Bulliqi për marrjen e besimit të qytetarëve llapjanë për të udhëhequr me Komunën e Podujevës dhe i ka uruar suksese në realizimin e  objektivave dhe projekteve me interes për qytetarët llapjanë.

Bulliqi e ka falënderuar Osmanin për vizitën dhe ka premtuar bashkëpunim institucional dhe angazhim në realizimin e projekteve, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Podujevës.

Pas takimit,  Bulliqi dhe Osmani kanë bërë homazhe te shtatorja e dëshmorit Ali Ajeti dhe te shtatorja e dëshmorëve të UÇK-së, komandantit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles