Site icon Prishtinapress

Vjen më në fund lajmi i mirë për ata që duan punë sezonale në Gjermani, Kosova…

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka kërkuar nga Gjermania një marrëveshje për punësim sezonal.
Këtë e ka kërkuar në një takim me një delegacion të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë, si dhe përfaqësues të GIZ-it gjerman në Kosovë.

Temë diskutimi, sipas një njoftimi nga MPMS, ishte situata në tregun e punës në Kosovë, ku ministri i njoftoi rreth gjendjes aktuale, politikave dhe përpjekjeve të MPMS-së për rritje të punësimit në vend.

“MPMS, nëpërmjet përfshirjes së qytetarëve në masat aktive të tregut të punës dhe ofrimit të mundësisë për aftësim profesional në qendrat tona të aftësimit, po përpiqet të zbusë papunësinë në vend dhe të krijojë mundësi për qytetarët tanë që të bëhen pjesë e tregut të punës”, tha Reçica.

Në njoftim theksohet po ashtu se ai ka njoftuar delegacionin gjerman se “MPMS-ja po përpiqet maksimalisht për lidhje të marrëveshjeve për punësim sezonal me disa shtete të BE-së dhe më gjerë ku tha se së shpejti pritet të kemi marrëveshjen e parë”.

“Në këtë pikë, ministri kërkoi bashkëpunim nga Qeveria gjermane në mënyrë që të mund të kemi një marrëveshje të tillë mes Kosovës dhe Gjermanisë”, thuhet në njoftim.

MPMS përmes njoftimit ka thënë se përfaqësuesit gjermanë janë zotuar se Gjermania do të vazhdojë ndihmën për Kosovë aty ku paraqitet nevoja.

Exit mobile version