10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vjen alarmi i frikshëm: Kosova mund të sulmohet nga strukturat paramilitare të mbështetura nga Serbia, nëse ajo nuk del e kënaqur nga dialogu?

Përkundër kërcënimeve për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së fundi është bërë e ditur se Serbia ka blerë një sistem të sofistikuar kundërajror nga Rusia, edhe pse ky shtet tashmë zyrtarisht synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se sistemet kundërajrore ‘Pantsir’ S1 janë blerë pas këshillave nga presidenti rus, Vladimir Putin.

“Blijeni ‘Pantsir’in. Është treguar shumë i efektshëm në Siri”, citoi ai presidentin rus t’i ketë thënë në njërin nga takimet e tyre të shpeshta kohët e fundit. Ky sistem kundërajror është shumë efektiv kundër dronëve që janë bërë shumë thelbësorë në luftën moderne”, tha presidenti serb.

Lidhur më këtë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një bisedë, për gazetën “Bota sot”, ka folur rreth armatimit të shtetit të Serbisë me këto armë, me që rast ka treguar në detaje për karakteristikat që e dallojnë këtë armë, nga armët tjera.

Ai fillimisht ka treguar se kjo armë e frikshme e quajtur ‘‘Pantsir’’, mund të gjurmojë deri në 20 objektiva taktikë të madhësisë së avionit në një interval prej 32 – 36 kilometra.

Sipas Shalës, kjo armë është i aftë të funksionojë edhe në mënyrë të pavarur.

“Sistemi i mbrojtjes ajrore të Serbisë nga tash e tutje mund të mbështetet edhe në sistemin e ri(vjetër) të ‘Pantsir’ S1 rusë e cila përfshin armë dhe raketa anti-aeroplan për të përgjuar aeroplanët taktikë, municionet e drejtuara me precizon dhe mjetet e vogla ajrore pa pilot. Duke përdorur radarin e tij të ngurtë të kërkimit, ‘Pantsir’ mund të gjurmojë deri në 20 objektiva taktikë të madhësisë së avionit në një interval prej 32 – 36 km. Pas zbulimit, sistemi mund të zgjedhë objektivat me radarin e tij të angazhimit me frekuencë të lartë ose censorin opsional të imazhit termik. Megjithëse, çdo automjet i lëshimit ‘Pantsir’ është i aftë të funksionojë në mënyrë të pavarur, ata zakonisht funksionojnë në bateritë e gjashtë automjeteve lëshuese dhe shoqërohen herë pas here nga një automjet i veçantë komandues dhe kontrolli”, ka thënë eksperi i sigurisë.

Shala gjithashtu ka treguar se sistemi bazë ‘Pantsir’ është i pajisur deri në dymbëdhjetë raketa të tipit 57E6 dhe dy topa 30 mm 2A38M, duke e lejuar kështu atë të angazhojë deri në katër objektiva njëkohësisht.

Image

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

“57E6 është një raketë dyfazore me udhëzime radio-komanduese dhe 20 kg kokë shpërthimi të copëtimit. Një variant i 57E6, 9M335, përmban një parakolp të copëzimit të shufrës së vazhdueshme. Të dy variantet e raketave janë 3.3 m të gjata, 170 mm në diametër, dhe peshojnë 75.7 kg në lëshim. Në vitin 2020, projektuesi kryesor i ‘Pantsir’ zbuloi ekzistencën e dy raketave të reja të pajtueshme me ‘Pantsir’. E para, me një kokë më të vogël të copëzimit dhe shpejtësinë më të lartë të Mach 5 (5 herë më e shpejt se shpejtësia e dritës) thuhet se ka hyrë në shërbimin rus. Raketa e dytë mbetet nën zhvillim dhe vlerësohet të hyjë në prodhim midis 2023 dhe 2024. Projektuar për të mposhtur mjete të vogla ajrore pa pilot, raketa do të zotërojë një interval maksimal 5 – 7 km dhe një madhësi të zvogëluar”, ka treguar ai.

Tutje, ai ka shtuar duke thënë se ‘Pantsir’ gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në konfliktin Rusi-Ukrainë.

“Disa variante të azhurnuara të ‘Pantsir’ janë në zhvillim. ‘Pantsir’-SM, e njoftuar në vitin 2016, gjoja do të ketë një gamë zbulimi deri në 75 km dhe një interval angazhimi prej 40 km. Rusia së pari testoi ‘Pantsir’-SM në fillim të vitit 2019. Një variant eksporti i ‘Pantsir’-SM, ‘Pantsir’ -S1M, përfshin një raketë të re dhe përmban një gamë angazhimi prej 30 km. Që nga viti 2013, Rusia ka vendosur ‘Pantsir’ S-1 në Siri mes luftës civile të vendit për të mbrojtur ushtarët e saj dhe forcat e qeverisë siriane. ‘Pantsir’ gjithashtu ka luajtur një rol në konfliktin Rusi-Ukrainë. Veçanërisht, copa nga një raketë ‘Pantsir’ 57E6 u gjetën në Ukrainë në nëntor 2014, dhe në dhjetor, u konfirmua se Rusia kishte vendosur sistemin e mbrojtjes ajrore në rajonin kufitar Rusi-Ukrainë. Në shkurt 2015, raportet dhe pamjet e ‘Pantsir’s ishin të përdorur nga forcat pro-ruse në rajonin Donetsk të Ukrainës u shfaq në sipërfaqe”, ka shtuar Shala.

Shala ka shpjeguar gjithashtu se cila mund të jetë edhe rrezja e veprimit, nëse ky sistem vendoset në qytetin më të afërt në kufirin me Podujevën.

“Sistemi gjithashtu është vendosur në rajonin e Luhansk në Ukrainën lindore. Këtë lloj sistemi deri më tani janë duke përdorur këto shtete; Algjeria, Brazili, Irani, Iraku, Jordania, Libia, Oman, Rusia, Arabia Saudite, Sllovenia, Siria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Vietnami si dhe Serbia. Nëse ky sistem vendoset në qytetin më të afërt në kufirin me Podujevën (pika 31 kufitare e RKS) siç është Kushumlia rrezja e veprimit të saj do të arrinte deri në fshatin e parë të Prishtinës, siç është Besia apo nëse vendoset në Medvegjë atëherë distanca ajrore në mes Prishtinës (Kuvendit të Kosovës) është vetëm 39 km dhe kështu do të mbetej në kuadrin e rrezes se veprimit të sistemit”, ka shpjeguar ai.

Sipas tij, kur dihet se ky vit parashihet të jetë vit i një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, ky shtet edhe mund të provojë të realizojë ndonjë objektiv tjetër, krejt sipas ekspertit, nëse gjatë dialogut nuk përfiton atë që dëshiron Serbia.

“Pra, duke parë që ky viti 2020 do jetë vit i arritjes se një marrëveshje në mes Serbisë dhe Kosovës në aspektin e sigurisë duke analizuar deklaratat e presidentit të Serbisë mbi situatën e krijuar pas ndërhyrjes së SHBA-ve. Është bukur reale realizimi i ndonjë plani “Krimea” nga Beogradi për të vendosur rregulla të reja pas ndonjë aksioni nga strukturat paramilitare të cilat janë duke u trajnuar në EBSSA (qendër trajnuese të udhëhequr nga personeli i forcave speciale ruse ‘spezna’) në Pozherevac të Serbisë nëse gjatë dialogut nuk përfiton atë që dëshiron Serbia”, ka theksuar eksperti Shala.

Krejt në fund, eksperti i sigurisë nënvizon se ky zgjerim i kapaciteteve të ushtrisë serbe në këtë kohë është dëshmi që paqja në Ballkan nuk është e garantuar, sepse, sipas tij, “vëllai” i madh i Serbisë, Rusia, është duke qëndruar mbrapa saj dhe kemi pasur rastin e Krimes ku faktori ndërkombëtar nuk ndërmori as një reagim dhe kështu në një formë latente janë legjitimuar aksione të tilla në çdo pjesë të botës.

Kujtojmë se nga Aleanca Veri-Atlantike, NATO kanë reaguar pas lajmit se shteti serb është pajisur me sistem rus të mbrojtjes ajrore.

Përmes një deklarate nga NATO, këta të fundit kanë thënë se Serbia është e lirë që të zgjidhë lirisht marrëveshjet politike dhe të sigurisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles