Site icon Prishtinapress

Vjedhje e rëndë në Pejë, Policia arreston dy persona

Me datë 3.11.2019 Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Pejë, është njoftuar se gjatë orëve të natës persona të dyshuar kanë hyrë me forcë ne lokalin e tij në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë.

Njësitet relevante të Policisë së Stacionit Policor Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes duke bërë sigurimin e vendngjarjes dhe mbledhjen e dëshmive.

Pasi që lokali i viktimës posedon kamera sigurie dhe në kamera është vërejtur i dyshuari i maskuar duke e kryer vjedhjen.

Pas një pune operativo-hetimore nga njësitit i hetimeve me datë 9.11.2019, është arritur të behët identifikimi rrjedhimisht arrestimi i personave të dyshuar:

1.            A.G.       i lindur me           1999       m/k/sh

2.            B.B.        i lindur me           2000       m/k/sh.

I dyshuari 1- ka pranuar veprën penale dhe është personi i cili shihet në video incizime, ndërsa i dyshuari  2- e ka ndihmuar për shitjen e sendeve të vjedhura.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohen në mbajtje për 48- orë. Rasti cilësohet “ Vjedhje e Rëndë’.

Exit mobile version