Site icon Prishtinapress

Vitia takon Osmanin dhe Nagavcin, flasin për koordinim në menaxhimin e situatës me COVID-19

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin dhe nënkryetaren, Arbërije Nagavcin, ku u diskutua për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional për menaxhimin e situatës me COVID-19.

Vjosa Osmani në këtë takim falënderoi ministrin Vitia dhe të gjitha institucionet e përfshira në parandalimin e përhapjes së pandemisë në vendin tonë.

Sipas saj, masat e ndërmarra në kohë kanë ndikuar që sot në vend të kemi një situatë më të mirë krahasuar me shtetet e rajonit.

Osmani tha se Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë përballë këtij “armiku të padukshëm”, i cili nuk njeh as ndarje politike e as etnike.

Ndërsa, ministri në detyrë Vitia i falënderoi Osmanin dhe Nagavcin për gatishmërinë e treguar, si dhe i njoftoi për së afërmi me planin e veprimit pë rmes së cilit do të operojnë institucionet e vendit.

Në këtë takim u ripërsërit qëndrimi se respektimi i masave parandaluese nga qytetarët është jetik në parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Ndër të tjera u disktua edhe për harmonizimin e veprimeve në raport me adresimin e çështjeve nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. /Telegrafi/

Exit mobile version