15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Vitia: Lajmi që janë anuluar vaksinat Pfizer është i pavërtetë – ftoj prokurorinë të veprojë dhe të mbrojë interesat e qytetarëve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka njoftuar se lajmi i publikuar për anulimin e vaksinave Pfizer është i pavërtetë.

Vitia ka deklaruar se një lajm i tillë dëmton procesin e negocimit të vaksinave antiCOVID.

“Sot në vend të një konferencë për të treguar për masat e reja, më duhet të flas për një lajm të pavërtetë, i cili është i dëmshëm për procesin e vaksinave. Lajmi i publikuar në Gazetën Insajder është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq”, tha ai.

Ministri u shpreh se tashmë është themeluar komisioni për negocimin e vaksinave kundër COVID-19 dhe se janë duke punuar në sigurimin e vaksinave. Gjithashtu, ai tha se nuk mund të jap detaje tjera pasi që të dhënat janë konfidenciale.

“Ata që kanë publikuar të dhënat për sigurimin e vaksinave kanë rrezikuar sigurimin e tyre, e po ashtu shëndetin e qytetarëve. Ftojmë Prokurorinë e Shtetit të veprojë dhe të mbrojë interesat e qytetarëve”, shtoi Vitia.

Ndryshe, gjatë ditës është raportuar se ministri Arben Vitia nuk ka nënshkruar kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech, ku sipas tyre, e gjithë puna për furnizim me vaksina është kryer dhe duhej vetëm që Vitia të nënshkruante kontratën të cilën nuk e ka bërë. Si pasojë e kësaj, furnizimi me vaksina do të shtyhet deri në shtator.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles