5.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vit i dhunshëm, kosovarët nuk e ndalin dajakun në familjet e tyre

Ishte vit i dhunshëm. Babai rrahu vajzën, bashkëshorti gruan, fëmijët rrahën prindërit e edhe gratë i rrahën burrat e tyre. Nuk kaloi ditë pa u raportuar dhunë familjare në polici. Viti që lamë pas shënon plot 1 mijë e 978 raste të dhunës në familje. Prishtina mban rekordin e rasteve të rrahjeve brenda familjes që u raportuan në polici. E Mitrovica e Veriut del të jetë qyteti ku familja respektohet më së shumti.  Nga Policia e Kosovës, thuhet se 1 mijë e 978 raste të dhunës në familje janë raportuar në polici gjatë vitit 2019. Kjo shifër ka shënuar ngritje, krahasuar me vitin 2018 ku ishin 1 mijë e 533 raste të tilla.

E kishte goditur bashkëshorten e tij me telefon në kokë, duke i shkaktuar kështu çarje të thellë në kokë.

Por nuk i mjaftoi dhuna që ia shkaktoi gruas. A.A., nuk e lejoi djalin ta dërgojë nënën në spital, por e dërgoi vetë, pasi rrugës kishte disa fjalë për të ia thënë.

Gjatë rrugës për në spital, ai e kërcënoi bashkëshorten që të mos tregojë se çka ka ndodhur në shtëpi, madje e mësoi se çka të flasë atje.

E detyruar nga bashkëshorti, gruaja gënjeu në spital se është lënduar në mobile të shtëpisë. E tërë kjo ngjarje kishte ndodhur në prani të fëmijëve, të cilët njëjtë si e ëma e tyre, nuk i kishin shpëtuar dajakut nga babai.

E një burrë nga Vushtrria kishte raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Pas një mosmarrëveshje ndërmjet çiftit, gruaja e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin, të ciline  kishte bërë për spital

Por, këto nuk janë rastet e vetme të dhunës në familje përgjatë vitit 2019 në Kosovë.

Gazeta Express ka siguruar nga Policia e Kosovës statistikat e të gjitha rasteve të dhunës në familje të cilat janë raportuar nëpër stacionet policore përgjatë vitit 2019, e qe rezulton të jenë  1 mijë e 978 të tilla.

Në këto raste, 1 mijë e 557 gra kanë qenë viktima të dhunës në familje. Këtu përfshihen rastet e dhunës nga burrat ndaj bashkëshorteve, nga vëllezërit ndaj motrave, gjyshërve ndaj mbesave, e të tjera lidhje familjare.

“Rastet e dhunës nga burrat ndaj grave të raportuara në polici ku viktima janë femrat janë gjithsej 1978. Në Prishtinë janë raportuar 307, në Gjilan 73, në Ferizaj 80, në Gjakovë 90, Pejë 133, në Prizren 105, në Mitrovicë 73 dhe në Mitrovicë Veriore 16”, thekson zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Nga 1 mijë e 557 raste të dhunës në familje që janë raportuar në drejtoritë e policisë në Kosovë, ku viktima janë gratë, më të shpeshtat janë ato ku gratë kanë raportuar dhunën nga burrat e tyre.

Përveç bashkëshortëve të dhunshëm, përgjatë vitit 2019 ka pasur edhe raste të dhunës në familje ku nënat kanë ushtruar dhunë ndaj vajzave të tyre, gjyshërit ndaj mbesave, e kunatat ndërmjet vete.

“Në rastet e raportuara, 877 gra janë viktima të dhunës në familje nga bashkëshortët e tyre, 88 nga ish-bashkëshortët, 156 raste të bashkëjetesës, 67 raste kur baballarët kanë ushtruar dhunë ndaj vajzave të tyre, 41 raste kur nënat kanë ushtruar dhunë ndaj vajzave të tyre, 13 raste ku motrat kanë ushtruar dhunë ndaj njëra-tjetrës, 20 raste ndërmjet rejave dhe vjehrrave, 18 raste nga vjehrrit ndaj rejave, 15 raste ndërmjet kunatave, 1 rast nga dhëndri ndaj vjehrrës, 3 raste nga nipat ndaj hallave, 1 rast nga gjyshërit ndaj mbesës, 14 raste nga njerkat dhe 1 rast nga djali i axhës”, thekson policia.

E nuk kanë munguar as rastet kur meshkujt kanë qenë viktima të dhunës në familje. Nga gjithsej 1 mijë e 978 raste të dhunës, 365 prej tyre kanë qenë të gjinisë mashkullore.

Meshkujt kanë qenë viktima të dhunës nga bashkëshortet e tyre, nga nënat, motrat, vëllezërit, por edhe nga vjehrrat e tyre.

“Në rastet e raportuara, 22 burra janë viktima të dhunës nga bashkëshortet e tyre, 10 nga ish-bashkëshortet, 4 nga bashkëjetesa, 187 raste ndërmjet babait dhe djalit, 5 raste nga nënat ndaj djemve, 93 raste ndërmjet vëllezërve, 5 raste nga motrat ndaj vëllezërve, 1 nga kunata, 3 raste nga vjehrrat ndaj dhëndurëve, 15 raste ndërmjet axhës dhe nipit, 5 raste ndërmjet gjyshërve dhe nipave”, bën të ditur Policia e Kosovës.

Ndërkaq, krahasuar me vitin 2018, rastet e dhunës në familje kanë shënuar rritje. Gjatë 2018’ës janë shënuar gjithsej 1533 raste të tilla.

“Gjatë vitit 2018 janë raportuar gjithsej 1533 raste të dhunës në familje  ku nga këto raste kemi: Viktima femra: 1229”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles