18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Viktima që dogj me veturë në Shqipëri është nga Pestova e Vushtrrisë (Emri dhe mbiemri)

Një automjet me targa të Kosovës është gjetur i djegur në fshatin Derven të Fushë-Krujës, rreth 250 metra larg rrugës kryesore të automjeteve, ndërsa brenda tij është gjetur i karbonizuar edhe trupi i një kosovari.

Burime të sigurta të Veriu.info nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është Xhafer Osmani nga fshatin Pestovë i Vushtrrisë.

“Viktima është i moshës rreth 60 vjeçare dhe ka udhëtuar për në Shqipëri me një automjet me targa të Kosovës “02 960 SN”, duke hyr përmes pikës kufitare të Morinës më 29 prill”, ka thënë burimi i Veriu.info.

Akoma nuk dihet nëse viktima është vrarë apo është djegur i gjallë brenda automjetit, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore dhe rezultatet e analizës së AND-së, pritet ta zbardhin ngjarjen tragjike.

Ndërsa, Policia e Shqipërisë në një njoftim të sotëm ka thënë: “Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles