8.7 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

Vikendi i vendimeve për VV-LDK

Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, i kanë mbetur edhe këto dy ditët e vikendit për të vendosur nëse duan të bashkëqeverisin apo jo.

Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku do të votohet për qeverinë e re, është vendosur të mbahet të hënën në orën 11:00. E nëse të dy partitë politike nuk arrijnë marrëveshje dhe nëse në seancën e së hënës nuk formohet qeveria e re, Lëvizjes Vetëvendosje i mbesin edhe dhjetë ditë për ndonjë marrëveshje me subjektet politike, ndërkohë, Albin Kurti nuk do të ketë të drejt të jetë mandatar për kryeministër, pasi kjo pozitë me Kushtetutë, i takon dikujt tjetër në VV.

LDK deri tash është e vendosur që ta ketë postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Nënkryetari i këtij subjekti, Lutfi Haziri ka thënë se i vetmi dallim që ka mbetur mes tyre dhe LVV-së, është ndarja e përgjegjësive udhëheqëse, që LDK ta udhëheq legjislativin, e partia tjetër ekzekutivin.

“Jemi në përpjekje që sonte, nesër dhe pasnesër t’i realizojmë angazhimet tona të përbashkëta në definimin e rolit dhe përgjegjësive tona kushtetuese, duke u pajtuar që qeverinë e udhëheq LVV dhe mandatari apo kryeministri në ardhje, Albin Kurti. Ndërsa, roli i LDK-së, është i fokusuar në përgjegjësi në këtë fazë Kuvendit të Republikës. Ky është zaten dallimi kryesor dhe i vetëm që ka mbetur me u definu, çështjet tjera kanë marrë zbardhje të dy palëve. Ne do të vazhdojmë për të sjellë një marrëveshje që të hënën na bën me ekzekutiv të ri”, tha Haziri.

Derisa ka deklaruar se takimet me partinë që po synojnë që disa muaj arritjen e një koalicioni qeverisës, mund të ndodhin në çdo kohë.

“Takimet e liderëve mund të mbahen në çdo kohë Është çështje e dakordimit të liderëve dhe ekipeve, ne jemi të hapur edhe LVV-ja janë të hapur për takime, takime do të ketë”, shton ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles