Site icon Prishtinapress

Vidhen librat dhe gjuhen minibiblotekat në Prishtinë

U vendosën dy ditë më herët dy minibibloteka në lagje të Prishtinës por u dëmtuan shumë shpejt nga qytetarët.

Organizata joqeveritare “ETEA” ka reaguar ashpër ndaj sulmit me gurë në minibiblotekën e “Bregut të Diellit” dhe ndaj vjedhjes së librave në minibiblotekën e “Lagjës së Spitalit”, shkruan Indeksonline.

Rastin kjo organizatë e ka adreuar në Policinë e Kosovës që t’i gjej fajorët për këto veprime.

“Nga përvoja e deritanishme kemi kuptuar se minibibliotekat janë në rrëzik të lartë në ditët e para dhe kjo duket se vjen nga kurreshtja e tepërt e faktorit njeri, pamundësia e këtij të fundit për ta pranuar të renë dhe paaftësia e pandjeshmëria për t’u kujdesur dhe vlerësuar pronën e përbashkët. Me pak fjalë, derisa minibibliotekat të bëhen pjesë e përditshmërisë sikurse në lagjet “Dardania” dhe “Ulpiana” – ato do të dëmtohen dhe/apo keqpërdoren”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, “ETEA” pari thënë  se minibibliotekat do të ndërtohen dhe edhe nëse rrënohen ato do të rindërtohen, derisa rrënuesit të bëhen lexues.

Reagimi i plotë:

REAGIM

NDAJ SULMIT ME GURË NË MINIBIBLIOTEKËN E “BREGUT TË DIELLIT” DHE NDAJ VJEDHJES SË LIBRAVE NË MINIBIBLIOTEKËN E “LAGJES SË SPITALIT”

Prishtinë, 23 nëntor 2019

Të nderuar qytetarë,

Nga banorët e “Bregut të Diellit” dhe “Lagjes së Spitalit” kemi pranuar njoftime se minibibliotekat e këtyre dy lagjeve që u inaguruan më datë 21 nëntor 2019 janë dëmtuar dhe keqpërdorur, përkatësisht njëra është sulmuar me gurë dhe i janë thyer dritaret, ndërsa tjetra ka mbetur pa asnjë libër.

Nga përvoja e deritanishme kemi kuptuar se minibibliotekat janë në rrëzik të lartë në ditët e para dhe kjo duket se vjen nga kurreshtja e tepërt e faktorit njeri, pamundësia e këtij të fundit për ta pranuar të renë dhe paaftësia e pandjeshmëria për t’u kujdesur dhe vlerësuar pronën e përbashkët. Me pak fjalë, derisa minibibliotekat të bëhen pjesë e përditshmërisë sikurse në lagjet “Dardania” dhe “Ulpiana” – ato do të dëmtohen dhe/apo keqpërdoren.

Prandaj, ne tashmë kemi ndërmarrë masat e nevojshme duke njoftuar fillimisht Policinë e Kosovës dhe duke vëzhguar kamerat për ta identifikuar personin/at që kanë bërë këto veprime të pahijshme, me ç’rast do të nisim procedurat e nevojshme juridike.

Rastet në Policinë e Kosovës janë cilësuar si vepra penale: Dëmtim i pronës dhe vjedhje e rëndë.

Pas përfundimit të procedurave juridike, kemi kënqësinë të njoftojmë komunitetin kontributdhënës dhe lexuesit se ne do të organizohemi për ta bërë sa më shpejt rimbushjen me libra të minibibliotekës në “Lagjen e Spitalit” dhe renovimin e minibibliotekës në “Breg të Diellit”.

Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë qytetarët e kulturuar që po kujdesen për minibibliotekat, për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e tyre që të kontribuojnë në të gjitha aspektet për mirëmbajtjen dhe funksionalizimin e minibibliotekave.

Të gjithë jemi të vetëdijshem se lexues ka më pak, por fuqia e dijes është më e madhe se çfardo force tjetër dekonstruktive. Prandaj, siç kemi thënë edhe më parë, minibibliotekat do të ndërtohen. Edhe nëse rrënohen – minibibliotekat do të rindërtohen – derisa rrënuesit të bëhen lexues.

Shihemi së shpejti në hapjen e minibibliotekave në Sheshin “Nëna Terezë”, Lagjen “Qafa”, Taukbahçe, Sheshin “Adem Jashari”, Kampusin Universitar, Lagjen “Arbëria” dhe në Parkun e Qytetit të Komunës së Prishtinës.

Exit mobile version