24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

“Video-t e ISIS’it po montohen në Anamoravë”

Ikën nga një burg në lindje të Sirisë.

E tani katër shqiptar që luftonin  përkrahë Shtetit Islamik, duket se janë aktivizuar sërish.

Madje kjo po demonstrohet edhe përmes disa videove që janë publikuar muajin e fundit.

Në një nga këto video shfaqen edhe katër shqiptarët që ikën nga burgu në lindej të Sirisë kohë më parë.

Bëhet fjalë për Beqo Idrizi, Bekim Fidani e  Ylber Belën.

E në këtë pamje shfaqet edhe Faton Ivaja, deri sa shihet që ka armë të rënda në dorë.

Madje këto video janë titruar edhe në gjuhën shqipe.

Në këto imazhe shfaqet gjatë gjithë kohës edhe lideri i vrarë i Shteti Islamik, Abu Bakr Al Bagdadi.

Këtu bëhet edhe thirrje që të vdiset në rrugë të Zotit.

Nga këto vatra të krizës, dërgohen edhe mesazhe kërcënuese për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E gjithë këto video duket se po montohen në Kosovë.

Burime brenda organeve të sigurisë, kanë thënë për  T7 se këto montazhet e këtyre videove po bëhen në zonën e Anamoravës.

E këto video sipas Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare janë duke u realizuar në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë.

“Aty është një numër i konsidereushëm i pjesëtarëve të ISIS të cilët nuk kanë arritur të kapen nga autoritet turke dhe u janë bashkuar grupeve në aktivitete të cilat janë më shumë diskrete janë prezentë në territorin kurdë dhe siriane”, thotë Bedri Elezi nga IKSN.

Sipas Elezit këta persona mund të paraqesin rrezik edhe për Kosovën.

“Po është një shqiptarë që është nga Maqedonia i cili është e parlamentit të ISIS dhe është institucioni më i lartë pas kalifit dhe ka arritë të bëhet me i besueshëm     3—–3.42 Situata e krijuar në Siri na bën të mendojmë edhe gjëra të rrezikut që mund të vijnë në vendet e Ballkanit, pastaj ju e keni parë kur disa refugjatë kanë shkuar në Angli, edhe ata të ISIS mund të futen në Kosovë dhe padyshim që përbëjnë një kërcënim”, ka thënë ai.

Ndërkohë njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala kërkon që institucionet e sigurisë në Kosovë, të punojnë më shumë për t’i evidentuar personat që po i postojnë videot.

“Është mirë që të krijohet një grup punues duke u përfshirë të organet punuese të sigurisë të cilat kishin me kriju një bazament të shëndoshë se si mund të evidentohen vendet nga ku montohen dhe gjirohen këto video”, ka deklaruar Shala.

Nga policia kanë bërë me dije se qe dyshohet se numri atyre që  gjenden ende në zonën e konfliktit është rreth 100 persona.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles