Site icon Prishtinapress

VIDEO: Ja kush është Rrahim Hashimi, personi më i rrezikshëm në aferën e fajdeve

Njeriu kryesorë që ka tronditur opinionin publikë gjatë këtyre ditëve është Rrahim Hashimi.

Po kush është ky person, veprimet e të cilit dëshmojnë se kemi të bëjmë me një të dyshuar si mashtrues ndërkombëtar të niveleve të larta.

Siç kanë dëshmuar sot mediat Rrahim Hashimi ka zyrtarisht 10 biznese të regjistruar në emër të tijin, ku diku është 100 përqind pronarë e diku tjerët vetëm një pjesë të aksioneve.

Bizneset e tija janë nga të gjitha fushat, duke filluar energjetike, telekomunikacioni, pajisje nga më të ndryshmet, eksporte , importe e deri te Marrëdhëniet e Publikun, lobimin, organizimin e konferencave politike , ekonomike etj.

Në këtë segment, ai para dy vitesh, saktësisht në 2016, Rrahim Hashimi organizoi një konferencë ndërkombëtare me emrin Forum ekonomik i bizneseve Kosovë Hungari, ku prezent ishte edhe ministri i jashtëm hungarez.

Ai erdhi në Kosovë i ftuar nga ky njeri, që tash po dëshmohet se është pjesë e strukturave të krimit në vend dhe jashtë saj.

Në këtë forum ekonomik të organizuar nga Rrahim Hashimi ishin prezentë edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, Hajdar Beqaj, Gazmend Abrashi,Rasim Selmanajn e shumë përfaqësues të tjerë të partive politike.

Rrahim Hashimi, në kuadër të mashtrimeve ka përdorur gjerësisht emrat e politikanëve për t’i bindur njerëzit me qëllim marrjen e parave.

Në videot e publikuara gjatë këtyre ditëve shihet se Rrahim Hashimi mashtronte Faton Dalladakun që 200 mijë euro gjoja ia kishte dhënë kryëtarit të PDK-së, Kadri Veselit, në shkëmbim të lejes së ndërtimit për objektin e spitalit.

Siç ka dëshmuar edhe i përfshiri në ngjarje, Kadri Rexhepi, Rrahim Hashimi i kishte dërguar në Tiranë e pastaj në Vjenë gjoja se do ta takonin Kadri Veselin, por që ata kurrë s’ishin takuar me të.

Ky mbeti vetëm mashtrim i Rrahim Hashimit. Edhe pse shihet në video incizime duke numëruar paratë që i ka marrë nga mashtrimet, Rrahim Hashimi u lirua një ditë pas arrestimit, derisa grupi tjetër mbahet në paraburgim.

Rrahim Hashimi ishte përfshirë edhe në një aferë tjetër ku kishte marrë një shumë të madhe parash duke u thirrur në emrin e ish shefit të krimeve ekonomike të Policisë së Kosovës Emin Beqirit.

Palëve që iu kishte marrë paratë iu kishte thënë se ato do t’i dorëzoheshin Beqirit, i cili do ta mbyllte një rast penal për ta.

Madje, ky kishte inskenuar edhe telefonata me Beqirin, e që më vonë ishte vërtetuar në një laborator jashtë Kosove se zëri prapa telefonit nuk ishte i Emin Beqirit.

Kjo kishte bërë që aktakuza ndaj këtij të fundit të hidhej poshtë në gjykatë.

Exit mobile version