Site icon Prishtinapress

Vetura godet 88 vjeçarin në Prizren, në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

Shefajet Berisha zyrtar i komunikimit në Spitalin e Pejës, për Indeksonline ka thënë se 88 vjeçari është sjellë në emergjencën e spitalit në ora 07-45 me ç’rast është dërguar pas një ore në QKUK.

“Në librin e protokollit në Emergjencë janë këto të dhëna:

Në ora 07. 45 në Emergjencën e spitalit është sjellë një i lënduar, i datëlindjes 1931.

Rasti është i regjistruar si aksident.

Të lënduarit i është ofruar trajtimi dhe ekzaminimi i duhur mjekësor.

Për shkak të gjendjes, rreth orës 8.45 është transferuar në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Berisha./Indeksonline/

Exit mobile version