18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Vetëvendosje numëron shtatë arsyet pse kanë iniciuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar sot se ka nisur procedurën për mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti, ndërsa në dokumentin e mocionit, LVV ka dhënë shtatë arsyetime për te cilat ata thotë se duhet të rrëzohet kjo qeveri.

Sipas LVV-së, arsyeja e parë pse duhet të rrëzohet Qeveria Hoti është dështimi në menaxhimin e pandemisë, pastaj qasja e dëmshme dhe mungesa e strategjisë dhe e legjitimitetit në raport me dialogun me Serbinë si dhe heqja e masave të reciprocitetit të Republikës së Kosovës ndaj Serbisë.

Në dokumentin e mocionit të cilin e ka siguruar Telegrafi, thuhet se arsye është edhe heqja dorë nga lobimi për njohjen e Republikës së Kosovës dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Republikën e Kosovës, po ashtu heqja dorë nga vetingu  në sistemin e drejtësisë dhe shkarkimi i bordeve të ndërmarrjeve publike pa asnjë arsyetim.

Ndryshe, Përkundër përçarjeve të fundit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kjo e fundit e cila është pjesë e këtij koalicioni qeverisës nuk pritet ta përkrahë mocioni për rrëzimin e qeverisë Hoti.

E në Partinë Demokratike të Kosovës ende nuk kanë qëndrim se a do ta përkrahin këtë mocion apo jo.

Ndërkaq, për mocionin e ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje për rrëzim të qeverisë Hoti, nuk ka vota për të dhënë Nisma Socialdemokrate e cila është pjesë e këtij koalicioni qeverisës.

Dokumenti i plotë: Mocioni-i-mosbesimit-ndaj-Qeverisë

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles