Site icon Prishtinapress

Vetëvendosje nesër voton “Babën” për kryetar të saj

Lëvizja Vetëvendosje  ka njoftuar se të dielën do të mbahen zgjedhjet për kryetar të kësaj partie, ku kandidati i vetëm është Albin Kurti.
Sipas njoftimit të VV-se vendvotimet brenda Kosovës do të hapen nga ora 10:00 – 19:00.

Njoftimi i plot i VV-së:

Fushata e zgjedhjeve të brendshme, ku është shpalosur platforma për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga kandidati Albin Kurti, është përmbyllur në përputhje me Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme. Ditën e diel, data 21 janar 2018, anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të votojnë sipas parimit një anëtar–një votë nëpër vendvotimet që do të hapen në komunat e ndryshme të Kosovës dhe në mërgatë.

Vendvotimet brenda Kosovës do të hapen të dielën nisur nga ora 10:00 e mëngjesit dhe do të mbyllen në ora 19:00. Të gjitha adresat e këtyre vendvotimeve janë bërë tashmë publike për anëtarësinë nga Komisionet Zgjedhore Ad Hoc të Qendrave të Lëvizjes në Kosovë. Ndërsa orari i vendvotimeve që do të hapen të dielën në Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mërgatë ndryshon sipas shtetit ku veprojnë Qendrat tona dhe hapësirave të vëna në dispozicion për procesin e votimit. Të gjitha oraret dhe adresat e vendvotimeve të Qendrave tona në mërgatë gjithashtu janë bërë publike për anëtarësinë nga Komisionet Zgjedhore Ad Hoc të këtyre Qendrave.

Pas mbylljes së procesit të votimit ditën e diel, do të fillojë procesi i numërimit të votave. Me përfundimin e numërimit të votave, KZP-ja do të bëjë shpalljen e rezultateve paraprake për votat “për”, “kundër” dhe “abstenim” në lidhje me kandidaturën për kryetar të deputetit Albin Kurti.

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i bën thirrje të gjithë anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të shprehin këtë të diel vullnetin e tyre të lirë demokratik duke votuar anekënd Kosovës dhe në mërgatë.

Exit mobile version