Veterani i UÇK-së refuzon ftesën e Gjykatës Speciale

0
52

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton se Bashkim Gashi, nga Suhareka, deri më tani e ka refuzuar ftesën e Gjykatës Speciale.

Sipas njoftimit për media, Gashi, ishte në zyrën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ftesa i është ofruar për datën 24 shtator 2019, por siç thuhet në njoftim ai nuk e ka pranuar pa sqarime shtesë.

Ndër të tjera njoftimi thekson se OVL UÇK, i ka sugjeruar atij që ta pranoj ftesën e ardhshme dhe të mos krijoj presedan për të tjerët.

Po ashtu kjo organizatë ka kërkuar nga mediat që personi në fjalë të lihet i qetë, dhe për çdo informim të kontaktohet OVL e UÇK-së.

Kujtojmë se dë fundmi janë intervistuar ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Maloku, dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj. Këta të dy kanë dhënë deklaratat e tyre në zyrat e prokurorit të specializuar si të ftuar si dëshmitarë në Gjykatën Speciale.