Site icon Prishtinapress

Veterani britanik i UÇK-së fiton betejën me kancerin, thotë se pa ndihmën e njerëzve të Kosovës ai do të kishte vdekur

Veterani britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison ka njoftuar se ka fituar betejën me kancerin.

Harrison ka falënderuar të gjithë për ndihmën e dhënë, duke shtuar se pa ndihmën e kosovarëve ai do të kishte vdekur.

“Në këtë mënyrë, unë zotohem për jetën time për njerëzit e Kosovës që të ndihmojnë në promovimin, angazhimin për të luftuar korrupsionin dhe të mbështesin kuptimin e vërtetë të lirisë së njerëzve dhe t’ju mbroj me jetën time nëse është e nevojshme”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Exit mobile version