Site icon Prishtinapress

Veteranët e UÇK’së paralajmërojnë më të keqën nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi

Kanë kaluar pothuajse katër muaj prej kur lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Francë, pasi kjo e fundit e ndaloi me urdhër-arrest të Serbisë.

Vendimi përfundimtar për lirimin ose ekstradimin e Haradinajt, pritet të merret ditën e nesërme më 27 prill nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës, shkruan lajmi.net.

Serbët të cilët po e akuzojnë Haradinajn për krime të kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999, po presin ekstradimin e tij në Serbi.

Mirëpo nëse merret një vendim i tillë atëherë në Kosovë pritet të destabilizohet situata.

Ashtu siç paralajmëroi ditë më parë vëllai i liderit të AAK-së, Daut Haradinaj u shpreh njëjtë edhe kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati.

Edhe pse shpreson në lirimin e Haradinajt, Gucati ka thënë për lajmi.net se nëse ndodhë e kundërta atëherë situata do të eskalojë në gjithë Ballkanin.

“Nuk mendoj se do të ekstradohet gjenerali për në Serbi, ne nesër presim vendim pozitiv ai e ka dëshmuar në Tribunalin e Hagës pafajësinë e tij. Këto janë akuza të fabrikuara prej Serbisë dhe prej paramilitarëve serb. Unë shpresoj dhe besoj se shumë shpejt ai do të kthehet. Lutem të mos ndodh e kundërta sepse situata jam i bindur që do të eskalojë. Kjo do të jetë destabilizim jo vetëm i Kosovës por i tërë Ballkanit, në Preshevë, Maqedoni etj., situata mund të eskalojë”, ka thënë ai.

Sipas tij, gjithë ky proces ndaj Haradinajt ka qenë i padrejtë. Gucati shpreson që Haradinaj të kthehet tek familja dhe shokët e tij, duke potencuar se nuk dëshiron të ndodhë më e keqja.

Exit mobile version