4 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

spot_img

Veteranët e Dukagjinit: Prokuroria t’i kërkojë falje luftëtarëve të ofenduar

OVL UÇK Dukagjin, së bashku me të gjithë luftëtarët që përkrahën protestën e 26 shtatorit në Pallatin e Drejtësisë, kanë përshëndetur nismën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksndër Lumezi për fillimin e hetimeve për zbulimin se kush publikoi ilegalisht të dhënat personale të veteranëve.

Sipas njoftimit të kësaj organizate, kjo nismë, ishte dhe kërkesa e parë e protestës së Luftëtarëve.

“FALEMINDERIT KOSOVË”, shprehen ata.

“Ne inkurajojmë Prokurorinë, që të bëj edhe hapin e dytë, duke kërkuar falje ndaj të gjithë Luftëtarëve të cilët u ofenduan publikisht nga ky lëshim i papërgjegjshëm dhe e gjetën veten padrejtësisht në “listat e mashtruesve”. Gjithashtu, ne edhe njëherë shprehim vullnetin tonë që të kontribuojmë në përmirësimin e gabimeve të mundshme në procesin e verifikimit të veteranëve”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së Dukagjin.

Në fund, ata theksojnë duke shpresuar për dobi të këtij procesi, në  lirimin e shpejt të bashkluftëtarit të tyre,  Shkumbin Demaliaj.

Ndryshe, Prokuroria në Prishtinë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit, respektivisht kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi, për fillimin e hetimeve lidhur me publikimin e listave të veteranëve mashtrues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeprokurori i Themelores, Imer Beka ka thënë për “Indeksonline” se kjo çështje është deleguar në kompetencë të prokurorisë që ai e udhëheqë. Sipas tij, do të vërtetohen të gjithë akerët të cilët mund të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

“Nga Prokuroria e Shtetit dje është pranuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë një  kërkesë për fillimin e hetimeve paraprake dhe  për të  vërtetuar se nga kush është bërë  publikimi i emrave të personave të përfshirë në listat e veteranëve apo të pjesëtarëve të  UÇK-së ndaj personave zyrtar në sistemin prokurorial apo gjyqësor apo personave të tjerë jashtë këtyre sistemeve nëse të njëjtit kanë kryer vepër penale”, është shprehur Beka.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles